Lidhje

Kandidati presidencial republikan Ron Paul mbështet idenë e kufizimit të qeverisë

  • Carolyn Presutti

Kandidati presidencial republikan Ron Paul mbështet idenë e kufizimit të qeverisë

Kandidati presidencial republikan Ron Paul mbështet idenë e kufizimit të qeverisë

Lista e kandidatëve republikanë që shpresojnë të zëvendësojnë Presidentin Barak Obama në zgjedhjet e vitit të ardhshëm është mjaft e gjatë, por media dhe analistët janë përqendruar në 3 emra që kryesojnë në anketa: ish-guvernatori nga Masaçusets Mit Romni, ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich dhe ligjvënësi amerikan Ron Paul.

Kandidati republikan presidencial Ron Paul mendon se elementët e ashtu-quajtur “radikalë” kanë shpenzuar para të tepërta dhe kanë krijuar një burokraci tepër të madhe qeveritare.

Zoti Paul është kundër luftës, kundër taksave dhe kundër rregulloreve qeveritare që imponojnë gjëra të tilla si ndalimi i drogës.

Ai premton të reduktojë në masën 1 trilion dollarë buxhetin amerikan në vitin e parë si president:

“Në propozimin tim, në buxhet parashikoj reduktime prej qindra miliarda dollarësh nga programet jashtë vendit. Duhet të ndalim shpenzimet. Duhet të heqim dorë nga praktika e rolit të policit në botë. Nuk na duhet një tjetër luftë në Siri apo në Iran”.

Ron Paul u rrit në qendër në Amerikës, në Pitsburg të Pensilvanisë, që njihej si qytet metalurgjik. Pikëpamjet e tij morën formë më të qartë gjatë viteve të punës së mjek obstetër, më pas mjek ushtarak dhe tani në Kongres. Ndihmësit e zotit Paul thonë se botëkuptimi i tij pasqyrton prejardhjen e tij.

Carla Howell është drejtore ekzekutive e Partisë Libertariane, e cila bazohet në shumë prej filozofive të zotit Paul:

“Aspekti më i jashtëzakonshëm i Ron Paulit është integriteti i tij. Ai që shihni në kamera apo në podium është i njëjti Ron Paul që shihet në një takim me një grup aktivistësh. Është njeri shumë i sinqertë, i vërtetë”.

Është hera e tretë që Ron Paul konkuron për president. Ai u është përmbajtur të njëjtave pikëpamje si në vitin 1988 kur konkurroi për herë të parë si kandidat i Partisë Libertariane:

Nuk dihet nëse zoti Paul do të konkurojë si kandidat i Partisë Libertariane nëse nuk fiton në zgjedhjet e para partiake. Një hap i tillë mund ta përçante votën republikane në zgjedhjet e përgjithshme. Historiani Allan Lichtman shpjegon:

“Ron Paul do të jetë faktor në këto zgjedhje. Ai nuk pritet të fitojë ndonjë zgjedhje paraprake. Ai nuk do të sigurojë emërimin si kandati republikan në zgjedhje. Por do të jetë i dukshëm si faktor”.

Analistë të tjerë, si politologu John Fortier mendojnë se zoti Paul mund të fitojë në ndonjë prej garave paraprake, pasi ka përkrahës të zgjarrtë.

“Është një bazë e vogël, por me mbështjetje energjike që do ta përkrahë me fonde dhe do ta ndjekë nga pas në mbledhje e kuvende”.

Kandidatët kryesorë republikanë, përfshirë zotin Paul, kanë lëvizur herë pas here, duke zëvendësuar njëri-tjetrin në krye të anketave. Prova e vërtetë do të fillojë më 3 janar me zgjedhjet partiake në shtetin Iowa.

XS
SM
MD
LG