Lidhje

Kandidatët republikanë kritikojnë planin e Herman Kein mbi taksat


Kandidatët republikanë kritikojnë planin e Herman Kein mbi taksat
Kandidatët republikanë kritikojnë planin e Herman Kein mbi taksat

Kandidati republikan në zgjedhjet paraprake për president, Herman Kain, u përball me kritika ndaj planit të tij për reformimin e sistemit të taksave nga ana e kandidatëve të tjerë në debatin e zhvilluar dje në Nevada.

Herman Kain ish-drejtues i një kompanie të picave, i cili më parë nuk ka patur ndonjë post politik, ka tërhequr vëmendjen e publikut me planin e tij të taksave të quajtur 9-9-9, që do të zëvendësonte kodin e tanishëm të taksave federale me 9 përqind taksë për korporatat, 9 përqind taksë për të ardhurat dhe 9 përqind taksë mbi shitjet. Shumica e kundërshtarëve të tij e kritikuan këtë plan në debatin e djeshëm, duke thënë se ai do të shtonte barrën e taksave për amerikanët me të ardhura të pakta.

“Plani im i taksave po sulmohet shumë sepse lobistët, llogaritarët dhe politikanët nuk duan të heqin kodin e tanishëm të taksave dhe ta bëjnë atë të thjeshtë dhe të drejtë. Ata duan të jenë në gjendje të manipulojnë popullin amerikan me një kod taksash të ndërlikuar. Duhet ta heqim këtë sistem të ngatërruar të taksave dhe ta zbatojmë planin tim, i cili do të çlironte punëtorët dhe bizneset amerikane”.

Ish-guvernatori i Masaçusetsit Mit Romni, i cili u përball me pyetje të shumta rreth besimit të tij mormon, i mbrojti pikëpamjet e tij fetare, duke thënë se amerikanët duhet të zgjedhin presidentin në bazë të pikëpamjeve politike dhe jo në bazë të bindjeve fetare.
Një anketë e organizuar nga CNN para debatit, tregonte se Mit Romni ka një epërsi të vogël në garën republikane për president me 26 përqind, ndërkohë që Herman Kain është i dyti, me 25 përqind.

XS
SM
MD
LG