Lidhje

Intensifikohet gara mes republikanëve, pas votimit-provë në Aiova

  • Zëri Amerikës

Intensifikohet gara mes republikanëve, pas votimit-provë në Aiova

Intensifikohet gara mes republikanëve, pas votimit-provë në Aiova

Gara për të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale të 2012 ka marrë një konfigurim të ri pas tërheqjes nga kjo garë të njërit prej pretendentëve kryesorë dhe futjes së një kandidati të ri. Guvernatori i Teksasit Rik Peri njoftoi dje kandidaturën, ndërkohë që ish-guvernatori i Minesotës Tim Polenti u tërhoq nga gara pas rezultatit të pakënaqshëm dje në Aiova. Pas numërimit përfundimtar në mbyllje të votimit-provë të Aiovas, ligjvënësja nga Minesota Mishel Bakmën ka dalë fituese. Megjithëse rezultatet e këtij votimi nuk kanë ndonjë vlerë konkrete për fituesin, ato janë një tregues i fuqisë organizative të këtij kandidati dhe një sinjal për elektoratin republikan.

Fitorja e zonjës Bakman në sondazhin e shtetit Ajova e konsolidon pozitën e saj si konkurrente e fortë për emërimin republikan. Sondazhi në fjalë është një votim jozyrtar por i rëndësishëm për republikanët që kërkojnë të sfidojnë Presidentin Barak Obama në zgjedhjet e vitit 2012.

Bakman, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve nga shteti Minesota, është favorite e aktivistëve konservatorë të quajtur Tea Party, të cilët kërkojnë taksa më të ulëta dhe një qeveri më të vogël.

Pothuajse 17,000 vetë morën pjesë në votimin provë të zhvilluar në qytetin Ejms të Ajovës. Bakman mori 4.823 vota, e pasuar nga kongresmeni i Teksasit, Ron Pol, me 4.671. Ish guvernatori i Minesotës, Tim Polenti zuri vendin e tretë me 2.293 vota.

Peri nuk ishte në listë por ai mori 718 vota, në të cilat votuesit kishin shkruar emrin e tij. Ky numër është 151 vota më shumë se sa ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni, i cili ishte në krye të anketave para se të zhvillohej votimi në Ajova. Romni nuk mori pjesë në shumë prej aktiviteteve që i paraprinë votimit në Ajova.

Peri shihet si një kandidat i fortë republikan dhe i suksesshëm përsa i përket shtimit të vendeve të punës në Teksas, çka mund të jetë tërheqëse për konservatorët socialë dhe ekonomikë. Ai është gjithashtu një favorit i lëvizjes Tea Party.

Në një fjalim që mbajti të shtunën, ai kritikoi ashpër politikën ekonomike të zotit Obama dhe argumentoi se amerikanët nuk mund të durojnë një "udhëheqje pa timon"për katër vjet të tjera.

Shtëpia e Bardhë u kundërpërgjigj duke kritikuar arritjet ekonomike të zotit Peri si guvernator i Teksasit.

XS
SM
MD
LG