Lidhje

Kandidaturat e çmimeve Oscar për aktorin më të mirë

  • Mirele Milori

Kandidaturat e çmimeve Oscar për aktorin më të mirë

Kandidaturat e çmimeve Oscar për aktorin më të mirë

Në filmin The Descendats, një dramë familjare me regjisor Alexander Payane, George Clooney interpreton Matt Smith, një avokat të sukseshëm që gjendet në udhëkryqin e jetës së tij.

Mbas një aksidenti me varkë, gruaja e tij është në koma. Papritur Matt e gjen veten në pozitën e prindit të vetëm për vajzat e tij. E si mos të mjaftonte kjo, ai zbulon se gruaja po e tradhëtonte.

Me interpretimin e rolit të Matt, Clooney e heq petkun e Hollivudiit. Matt është i hallakatur, ai është i vrazhdë me fëmijët e tij dhe njerëzit që e rrethojnë. Ai duket i humbur teksa përpiqet të kuptojë se ç’po ndodh me të.

Me 6 kandidatura për çmimin Oscar dhe një të fituar, Clooney është personifimim i Hollivudit, por në kuptimin e mirë. Ai është po aq tërheqës sa edhe i talentuar.

Gjithsesi interpretimi i tj si Matt King të kujton Ryan Bingham, njeriu i dhënë pas punës të cilit i duhet të gjejë vehten mes vetmisë dhe moshës së tij në filmin Up in the Air të vitit 2009.

Clooney mori një kandidaturë për Oscar me atë film por nuk e fitoi dot çmimin. Ndaj pyetja që shtrohet është; a do të marrë një çmim Oscar për një interpretim të njëjtë.

Kandidati tjetër për çmimin Oscar Jean Dujardin është i ndryshëm. Ai sjell interpretimin e George Valentinit , një yll i filmave pa zë i viteve 1920 i cili humbi famën dhe gjithçka mbasi nisën filmat me zë.

Në filmin “The Artist” të Michael Hazanavicius, Dujardin rrezaton fuqinë e një ylli. Eleganca, shprehja dhe buzëqeshja e paharrueshme janë shumë tërheqëse në filmin pa zë. Dujardin mund të marrë çmimin Oscar vetëm nëse votuesit heqin dorë nga karakteri i plotë dhe me këmbë në tokë i kopshtarit të Los Anxhelosit, Caelos Calindo, interpretuar nga aktori Meksikan Demian Bichir në filmin “A better Life”.

Carlos Carlindo është imigrant i paligjshëm dhe baba i përkushtuar. Ai do një jetë më të mirë për djalin e tij.

Bichir sjell një interpretim shumë planësh duke sjellë një subjekt që ka domethënie për shumë njerëz.

Por, duke u parë si i fundit mes pretedentëve, çmimi Oscar për të do të ishte befasues.

Votuesit amerikanë mund të tërhiqen nga karakteri amerikan i Billy Bean, menaxheri i përgjitshëm i ekipit të Basebollit Oakland As, interpretuar nga Brad Pitt in Moneyball.

Pit jep një interpretim solid si një njeri që punon me metoda tejet të forta për të ngritur një skuadër bejsbolli për lojtarë të larguara nga ky sport.

Por duket se Pitt ka përballë aktorin Gary Oldman, i cili ka një interpretim shumë të mirë si një spiun shumë të fuqishëm në thrillerin Tinker, Tailor, Soldier, Spy.

Aktori britanik Gary Oldman mund të mos marrë votat e Akademisë, pasi votuesit mund të ndjejnë se karkateri i tij është shumë misterioz për shikuesin amerikan.

Të gjitha mundësitë janë për George Clooney si emri më i mundshëm në zarfin e fituesit. Ose ndoshta për zotin Dujardin.

XS
SM
MD
LG