Lidhje

Kandidaturat për çmimet e Shoqatës Amerikane të Muzikës

  • Xhoen Kornblith

Kandidaturat për çmimet e Shoqatës Amerikane të Muzikës

Kandidaturat për çmimet e Shoqatës Amerikane të Muzikës

Kandidaturat për çmimet që ndahen nga Shoqata Amerikane e muzikës janë shpallur tashmë. Ceremonia e 10 e këtij organizimi do të zhvillohet në 13 tetor në Nashville. Mbrëmjen e ndarjes së çmimeve e paraprijnë një sërë organizmesh si takime të përditshme, seminare të ndryshme dhe më shumë se 100 koncerte nga muzikantë të ndryshëm.

Albumi i Robert Plant me titull “ Band of the Joy”, është kandidaturë për albumin e vitit. Gjitahshtu me këtë album këngëtari 62 vjeçar është kandidaturë dhe për çmimin Artisti më i mirë i vitit.

Shoqata e Muzikantëve amerikanë, e ka kandiduar albumin “ Band of the Joy” me tre kandidatura, mbështetur në këngët e mrekullueshme, këngëtarin e famshëm, si dhe bashkëpunimet me muzikantë të mirënjohur. Në këtë album bashkëpunon Buddy Miller, i cili ësht kandidat për instrumentistin më të mirë të vitit. Ai dhe Plant janë përballë Hayes Karll dhe Elizabeth Cook nga Nashville.

CD e Elizabeth Cook me titull “Welder”, e cila është e 5 për të, ka marrë vlerësime shumë të mira nga kritika gjë që shton shpresat se ky album mund të jetë fituesi në kategorinë e albumit të vitit. “El Camino” është një nga 4 kandidaturat për Këngën e Vitit. Po kështu dhe kënga “Down by the Water” nga Dekemberist me Gillian Welsh.

Grupet Civil War dhe Mumford & Sons janë të kandiduar për dy çmime këtë vit; për grupin e vitit dhe artisti i ri i Vitit. Si Robert Plant, dhe Mumford & Sons janë muzikantë nga Britania që pëlqejnë tingujt folk amerikanë dhe muzikën bluegrass.

Kandidatura të tjera këtë vit janë Lucinda Williams, Justin Townes Earl, The Avvet Brothers & Sarah Jarosz. 20 vjeçarja Sarah Jarosz është përballë Buddy Miller, Gurf Morlix, Kenny Vaughn dhe Wil Kimbrough në kategorinë e Instrumentistit më të mirë të vitit.

XS
SM
MD
LG