Lidhje

Kantautori dhe kitarristi Mike Zito nxjerr albumin e ri “Greyhound”


Kantautori dhe kitarristi Mike Zito nxjerr albumin e ri “Greyhound”
Kantautori dhe kitarristi Mike Zito nxjerr albumin e ri “Greyhound”

Kantautori dhe kitarristi Mike Zito ka nxjerrë kohët e fundit albumin e ri “Greyhound”, ku ai ka gërshetuar njëherazi muzikën rok dhe bluz, duke plotësuar kështu preferencat muzikore të admiruesve të të dyja këtyre zhanreve muzikore. Në vazhdim ju njohim me karrierën e tij muzikor:

Mike Zito ka përshkruar një rrugë të gjatë që nga koha kur ai punonte në një dyqan muzikor në vendlindjen e tij, St. Luis, Missouri. Siç kujton Mike, ai sapo kishte përfunduar shkollën e mesme kur gjeti punë në dyqanin e veglave muzikore Tower Grove Music, një vend ku mblidheshin muzikantët. Pikërisht atje ai mësoi disa sekrete të artit muzikor.

“Të gjithë muzikantët më të dëgjuar të qytetit shkonin atje, mes tyre edhe pjesëtarët e grupit muzkor të Jimmy Buffet-id. Pikërisht atje mësova sekretet e muzikës dhe interpretimit. Nuk mora asnjëherë mësime, por thjesht rrija me muzikantët që takoheshin në dyqan dhe bisedonin për muzikën. Më pas ata interpretonin me veglat e tyre muzikore. Pra duke filluar që nga mosha 18-19 vjeçare, unë fillova të interpretoja muzikë sa më shumë që kisha mundësi”.

Për Majkun skena u bë shumë shpejt shtëpi e dytë. Në 20 vjetët e ardhshme ai filloi të shkonte në mënyrë intensive në turne, ku intrepretonte në qindra shfaqje në mbarë Shtetet e Bashkuara. Më pas ai u vendos në juglindje të Texasit, ku gjeti një mjedis perfekt për repertorin e tij muzikor.

Karriera e Majkut u fuqizua më tepër kur ai mori çmimin e parë për muzkën Bluz për vitin 2010. Ai e ndau këtë çmim me Cyril Neville, për këngën e përfshirë në album “Pearl River”.

Mike Zito ka filluar tani një tjetër turne, që përfshin festivalin e muzikës blues në Xhorxhia, Tenesi dhe Arkansas, dhe më pas ai do të marrë pjesë në Festivalin e 9-të vjetor Dark Season Blues në Oslo të Norvegjisë.

XS
SM
MD
LG