Lidhje

Kantrimen: Kosovës i duhet një qeveri e pastër, e aftë dhe e përkushtuar


Kantrimen: Kosovës i duhet një qeveri e pastër, e aftë dhe e përkushtuar

Kantrimen: Kosovës i duhet një qeveri e pastër, e aftë dhe e përkushtuar

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen, tha sot në Prishtinë se qeveria e ardhshme e Kosovës, duhet të jetë e pastër, e aftë dhe e përkushtuar. Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së tij në Prishtinë, gjatë së cilës rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për proceset politike në Kosovë.

Zoti Kantrimen tha se qeveria që do të krijohet duhet të punojë për zhvillimin ekonomik, të vendosë sundimin e ligjit dhe pavarësinë e institucioneve shtetërore, përfshirë drejtësinë dhe policinë. Ajo duhet të jetë e aftë të merret me sfidat e politikës së jashtme me të cilat përballet Kosova dhe në të cilat Shtetet e Bashkuara janë partnerë.

“Ne besojmë se qytetarët e Kosovës kanë kërkuar dhe presin një qeveri të pastër, të aftë dhe të përkushtuar që do të marrë hapa edhe më të mëdhenj përpara në vitet e ardhshme, sesa që kemi parë në këto tri vjet të pavarësisë”.

Zoti Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara e marrin shumë seriozisht raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës Dik Marti.

“Ne nuk kemi përfunduar nëse pohimet e tij janë të vërteta apo jo sepse kjo nuk na takon neve për ta përcaktuar, por e marrim raportin shumë seriozisht. Ne besojmë se disa nga pretendimet e ngritura në raport duhet të hetohen më tej dhe këto hetime duhet të zhvillohen nga EULEX-i që është organizata e vetme që ka juridiksion për të barë një gjë të tillë”.

Ai tha se Ëashingtoni po e shqyrton mundësinë se si të mbështesë në mënyrën më të mirë hetimin që mund të çojë tek e vërteta.

“Të gjendet e vërteta është thelbësore për qytetarët e Kosovës, dhe thelbësore për procesin e nxitjes së marrëdhënieve të Kosovës me fqinjët dhe ripajtimin ndëretnik”.

Zoti Countryman tha se është i inkurajuar edhe nga qëndrimi i kryeministrit në largim Hashim Thaçi, në favor të hetimeve të këtij raporti.

“Është në interesin e Kosovës që kjo çështje të sqarohet sa më shpejt dhe deri në fund dhe në asnjë rrethanë, shteti i Kosovës dhe as qytetarët e Kosovës e askush të ketë mbi supet e veta, këtë barrë, mund të them të ngritur nga ky raport. Prandaj, ne e marrim me interesim të thellë. I dhëmë mbështetje të plotë dhe do të kemi bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in që të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur. Natyrisht, këto gjëra duhet të depolitizohen, të depersonalizohen dhe t’i besojmë drejtësisë të gjithë dhe ta mbështesim drejtësinë të gjithë”, tha kryeministri në largim, Hashim Thaci.

Zoti Kantrimen tha se raporti i zotit Marty duhet të trajtohet si një çështje e drejtësisë dhe jo si çështje politike, duke shprehur bindjen se ai nuk do të ndikojë në dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjeve të interesit të përbashkët. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin dialogun por nënvizoi se ai nuk është çështja kryesore për Kosovën.

“Çelësi i ardhmërisë së Kosovës nuk është dialogu me Serbinë. Dialogu do të rrjedhë shumë më ngadalë sesa dëshirojmë ne”.

Ai tha se më me rëndësi sesa dialogu janë reformat që duhet të bëjë qeveria e Kosovës. Kjo do të përcaktojë suksesin e Kosovës i shtet demokratik, si Republikë që do të jetë e njohur ndërkombëtarisht, që do të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Nëse dështon Kosova, dështon edhe dialogu, por e kundërta nuk mund të ndodhë”, tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG