Lidhje

Kantrimen: Statusi i Kosovës i pakthyeshëm, kufijtë e saj të vendosur

  • Isabela Çoçoli

Kantrimen: Statusi i Kosovës i pakthyeshëm, kufijtë e saj të vendosur

Kantrimen: Statusi i Kosovës i pakthyeshëm, kufijtë e saj të vendosur

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen u shpreh optimist se palët do të arrijë disa marrëveshje, megjithëse deri tani nuk është arritur asgjë specifike. Ai përsëriti edhe një herë se statusi i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se është në mirën e Serbisë ta pranojë këtë realitet të ri.

Është me rëndësi për qytetarët e të dy vendeve që duan të bëjnë një jetë më normale, tha zoti Kantrimen, që të mos ketë pengesa në lirinë e lëvizjes, në shkëmbimet tregtare, në shërbime të tilla si transporti, energjia, telekomunikacioni që popujt kudo në Evropë, madje edhe në pjesën tjetër të Ballkanit i kanë të garantuara. Marrëveshjet në këto fusha tha ai janë në avantazhin e qytetarëve në çdo pjesë të Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Shtetet e Bashkuara, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen, do të ndihmojnë në të gjitha aspektet e mundëshme, por ai shprehu besim të plotë për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në këtë dialog, në të cilin Amerika kontribuon si palë e ftuar mbështetëse.

Për sa i përket statusit të Kosovës, zoti Kantrimen tha se ai është i pakthyeshëm dhe u shpreh fare prerë kundër idesë së politikanit serb Daçiç për ndarjen e territorit të saj.

“ Kjo ide është një çështje që mund të jetë politike në Serbi, por ajo nuk mund të jetë një çështje serioze për komunitetin ndërkombëtar që ta marrë në shqyrtim, dhe nuk është një çështje dialogu për Prishtinën. Qendrimi ynë është i njejtë me atë të qeverisë së Kosovës dhe të shumicës së Bashkimit Evropian, se statusi i Kosovës është vendosur, kufijtë e saj janë vendosur. Të rihapet kjo çështje nuk është realiste sot, në fakt është një proces i rrezikshëm, sepse kufijtë e të gjitha shteteve në rajon nuk ndjekin linja të pastra etnike dhe është e pamundur të krijohen kufij që të ndjekin linja të pastra etnike. Një gjë e tillë është e thjeshtë të thuhet, por nuk është një proces që mund të përfundojë në mënyrë paqësore. Prandaj, as ne, as Prishtina dhe as Brukseli nuk jemi të iteresuar për të”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Tomas Kantrimen, tha se e shqetëson fakti që në Evropën e shekullit të 21-të ekziston një qasje që u përngjan diskutimeve të mbretërive të shekullit të 19-të.

E ardhmja e Serbisë, tha diplomati amerikan, është në Bashkimin Evropian, por ajo duhet të pranojë ralitetin e ri në terren, sepse BE nuk do në radhët e saj një shtet me probleme të pazgjidhura etnike. Kam besim tha, zoti Kantrimen, se Serbia mund të funksionojë me sukes si një shtet shumetnik, anëtar i Bashkimit Evropian, por ashtu, një ditë edhe Kosova e Maqedonia mund të funksionojnë si të tillë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG