Lidhje

Kapen disa nga të arratisurit e burgut të Kandaharit

  • Zëri Amerikës

Kapen disa nga të arratisurit e burgut të Kandaharit

Kapen disa nga të arratisurit e burgut të Kandaharit

Zyrtarët thonë se forcat ndërkombëtare kanë kapur 65 nga rreth 500 të burgosurit që mundën të arratiseshin nga një burg në jug të Afganistanit, në një komplot të talebanëve për arratisjen e tyre.

Të burgosurit, shumica e tyre militantë talebanë, u arratisën të dielën gjatë natës nga burgu Sarpoza, përmes një tuneli 300 metra të gjatë, të ndërtuar brenda një periudhe 5 mujore.

Ndërkohë, NATO bëri të njohur sot se forcat e saj kanë vrarë kryengritësin e dytë më të kërkuar në Afganistan, Abu Hafs al-Najdi, i njohur gjithashtu si Abdul Gani. Nato thotë se vdekja e tij shënon një arritje të rëndësishme në përpjekjet e Aleancës për eliminimin e Al Kaidës.

XS
SM
MD
LG