Lidhje

Karaxhiçi: Duhet të shpërblehem pasi bëra gjithçka për të shmangur luftën


Drejtuesi i serbëve të Bosnjes në kohën e luftës Radovan Karaxhiç tha se duhet të shpërblehet pasi bëri gjithçka për të mënjanuar luftën, ndërsa filloi mbrojtjen sot në gjykatën e Hagës për krimet e luftës.

Karaxhiçi po gjykohet nën 10 akuza për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës së Bosnjes që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990.

Karaxhiçi akuzohet për orkestrimin e masakrës së 8 mijë burrave dhe djemëve myslimanë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Ai ngarkohet gjithashtu me përgjegjësinë e rrethimit tre-vjeçar të Sarajevës nga viti 1992 në vitin 1995.

Karaxhiçi i ka mohuar akuzat. Ai tha sot se është një njeri i butë dhe tolerant, që u përpoq të pakësonte vuajtjet njerëzore gjatë konfliktit.

Karaxhiçi kaloi 13 vjet në arrati pasi iu ngritën akuza nga gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës. Ai u arrestua në vitin 2008.

Po sot në Hagë, filloi gjykimi i të dyshuarit të fundit për krime lufte. Goran Haxhiç i arrestuar në vitin 2011. Ai akuzohet për vrasjen dhe deportimin e detyruar të njerëzve gjatë luftës katër vjeçare në Kroaci, që përfundoi në vitin 1995.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG