Lidhje

Ilir Karcini në arrest me burg


Në Shqipëri gjykata la në fuqi arrestin me burg për biznesmenin e gazit Ilir Karcini i cili dyshohet të ketë paguar për vrasjen e një tjetër biznesmeni shqiptar rival
Karcini mësohet të ketë mohuar që ai të jetë porositësi për të vrarë një sipërmarrës i cili kishte aktivitetin po në fushën e naftës dhe gazit. Ai u vu nën akuzë nga rrëfimet e Julian Sinanajt i arresuar javën pasi dyshohet, që së bashku me persona të tjerë, të jetë përgjegjës për të paktën dy vrasje dhe disa raste të vendosjes së bombav
Sipas prokurorisë Sinanaj kishte marrë edhe një parapagim prej 50 mijë eurosh, ndërsa 70 mijë të tjera mendohet se do t’i merrte pasi të kishte kryer vrasjen e biznesmenit. Por nga ana e tij Karcini ka mohuar të ketë patur kontakte me Sinanajn.

Se bashku me këtë të fundit janë arrestuar edhe dy persona. Policia deklaroi se ka zbuluar të gjithë zinxhirin e aktivitetit të tyre. Dy të tjerë janë në kërkim dhe për kapjen e tyre policia ofroi sot 10 mijë euro për informacione të vlefshme për vendndodhjen e tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG