Lidhje

“Karnavalet e kulturave” në Berlin të Gjermanisë


“Karnavalet e kulturave” në Berlin të Gjermanisë
“Karnavalet e kulturave” në Berlin të Gjermanisë

Në Berlin të Gjermanisë zhvillohen “Karnavalet e kulturave”, një aktivitet vjetor katër ditor nëpër rrugë, që nga shfaqjet e fëmijëve, tek paradat dhe festime nga më të ndryshmet.

Rreth 5200 njerëz profesionistë dhe amatorë të të gjitha moshave do të japin shfaqje në skena dhe jashtë tyre në këtë festival të hapur si dhe do të marrin pjesë në paradën tradicionale të aktivitetit.

Rreth 1.5 milionë vizitorë pritet të frekuentojnë Karanavalet e Berlinit. “Karnavalet e kulturave” pasqyrojnë diversitetin kulturor të kryeqytetit gjerman, një aktivitet që mbledh artistë porfesionistë dhe amatorë, të rinj dhe të vjetër.

Festivali është i hapur për prirjet dhe stilet e reja në kulturën e rinisë dhe pakicave. Në vetëm 10 vjet, “Karnavalet e kulturave” janë bërë një aktivitet i shumëpritur në grafikun e aktiviteteve kulturore në Berlin dhe i gjashti aktivitet i madh i hapur në gjithë Gjermaninë.

XS
SM
MD
LG