Lidhje

Retorika e zgjedhjeve paraprake


Në SHBA, kandidatët presidencialë po ashpërsojnë retorikën dhe po tërheqin gjithë mbështetjen e mundshme për t’i ndihmuar të fitojnë zgjedhjet e rëndësishme paraprake në Karolinën e Jugut. Republikanët po bëjnë fushatë agresive ndërsa mbetet pak kohë për ata që kanë mbetur prapa. Votuesit në këtë shtet jugor do të votojnë veçmas për kandidatët demokratë një javë më vonë.

Më pak se një javë larg nga votimi në Karolinën e Jugut, Donald Trump mbetet në krye të grupit të republikanëve, duke ngritur shqetësime mes drejtuesve të partisë. Miliarderi me shumë fjalë përsëriti të hënën se ai është i vetmi kandidat që nuk mund të korruptohet.

"Por kur sheh njerëz si Ted Cruz: ai ka marrë kaq shumë para nga kaq shumë njerëz që e kontrollojnë – 100 përqind – nga industri të ndryshme dhe grupe të mëdha. Bushi dhe Rubio kanë bërë të njëjtën gjë. Aty i kanë gjetur fondet. "

Trumpi vuri në lojë rivalin Jeb Bush i cili mori mbështetjen e të vëllait, ish presidentit George W. Bush, për ta ndihmuar fushatën e tij.

"Në përvojën time, njeriu më i fuqishëm, zakonisht nuk është më i zhurmshmi."

Ted Cruz përdori retorikën offensive të rivalëve të tij për ta portretizuar veten sit ë ekuilibruar dhe të besueshëm.

"Dy kandidatët në këtë garë, Donald Trump dhe Marco Rubio, kanë të njëjtin stil. Kurdo që dikush vë në dukje gabimet e tyre, ata thjesht fillojnë të bërtasin: gënjeshtar, gënjeshtar. Një dinamikë shumë e çuditshme."

Kandidatët demokratë i janë përmbajtur deri tani fyerjeve direkte, por fushata e tyre është bërë gjithashtu më agresive. Bashkëshorti i Hillary Clintonit, ish presidenti presidenti Bill Clinton, po shton peshën e tij në fushatën e saj. Ai vlerësoi arritjet e zonjës Clinton në një fjalim dje në Florida.

"Ajo punon me njerëzit dhe bën më mirë çdo gjë që prek."

Ndërsa në Nevada, para zgjedhjeve paraprake të së shtunës për demokratët, ajo vlerësoi suksesin e tij.

"Le të nisim me ekonominë!"

Fraza e njohur e Bill Clintonit "Ekonomia është e gjitha!" u bë parrullë e fushatës së tij të suksesshme presidenciale në vitin 1992.

"Ishim shumë mire kur bashkëshorti im ishte president."

Zonja Clinton insistoi se të gjithë ishin më mirë, jo vetëm të pasurit. Ngushtimi i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve është premtimi i fushatës së rivalit të saj Bernie Sanders i cili e mposhti atë në fillim të muajit në zgjedhjet paraprake në Nju Hemshër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG