Lidhje

Karolina e Jugut, vendi ku tradita takon politikën moderne


Karolina e Jugut, vendi ku tradita takon politikën moderne
Karolina e Jugut, vendi ku tradita takon politikën moderne

Karolina e Jugut ka tradita të forta që kanë ndikim në politikën ditëve të sotme. Korrespondtja e Zërit të Amerikës njofton nga kryeqyteti i , ku së shpejti do të organizohen zgjedhjet e para paraprake në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.

Në kryqytetin e Karolinës së Jugut, Kolumbia, shtëpitë e shekullit të 19 tregojnë dashurinë e njerëzve për ruajtjen e traditës dhe kishat e shumta flasin për prirjet e tyre fetare.

Janë pamje tipike të jugut amerikan, që nga çaji i ftohtë që servirin këtu e deri mënyrat e gatimit, siç është ky mish zgare i quajtur “Pig Palmetto”.

Huan Torres punon në industrinë e hotelerisë. Ai thotë se njerëzve u pëlqen tradita e Karolinës së Jugut.

“Ne priremi për të mos e ndryshuar traditën. Na pëlqen stili i vjetër. Na pëlqejnë gjërat ashtu si janë, dhe mendoj se nuk është diçka që më përkufizon vetëm mua por edhe shumë njerëz tjerë. Ata duan që tradita të ruhet, të ketë vazhdimësi”.

Ndoshta ai e ka fjalën edhe për atë që banorët e Karolinës së Jugut preferojnë në politikë - traditën.

Susanne Hirsch mori pjesë në një tubim të republikanëve në Aiken për të dëgjuar kandidatin e saj të preferuar për president, Newt Gingrich.

“Unë jam konservatore në çdo aspekt të jetës. Kam gjashtë fëmijë të cilët gjithashtu janë republikanë. Pra, kjo është në gjakun tonë”.

Kandidatët republikanë për president bënë fushatë intensive këtu. Karolina e Jugut njihet si shtet që zakonisht voton për republikanët, dhe votuesit republikanë kanë prirje fetare, konservatore.

Kandidati fitues republikan i këtij shtetit gjithmonë ka marrë emërimin e partisë.

E kaluara është gjithnjë e pranishme në Karolinën e Jugut, ku një flamur i Konfederatës ende valon në kryeqytet. Të shtënat e para të Luftës Civile Amerikane u shkrepën në Karolinën e Jugut në vitin 1861.

Fielding Freed punon për ruajtjen historisë së jugut.

“Sigurisht politika është shumë e rëndësishme në historinë e Karolinës së Jugut. Ne jemi në 150 vjetorin e Luftës Civile Amerikane dhe kemi qenë shteti i parë që jemi shkëputur. Pra, të drejtat e shteteve vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme për Karolinën e Jugut dhe udhëheqësit e saj politikë.”

Zoti Fielding ende nuk ka vendosur se për cilin kandidat do të votojë.

“Unë nuk mbeta i kënaqur me debatet. Pati shumë grindje, shumë komente negative dhe thjesht shumë përsëritje të mërzitshme”.

Sipas tij, ekziston një tension në dy çështjet më të rëndësishme.

“Natyrisht, borxhi kombëtar. Unë vetë kam qënë një vit pa punë. Isha ndër pesë njerëzit që u pushuan nga një kompani dhe i di vështirësitë dhe ankthin që shkakton humbja e punës. Është hera e parë që kur kam qenë 16 vjeç që ka ndënjur kaq shumë pa punë”.

Republikanët janë në favor të pakësimit të shpenzimeve të qeverisë, por kjo gjithashtu do të thotë shkurtim i shërbimeve sociale si ndihma për të papunët dhe subvencionet ushqimore.

Rreth një në 10 veta në Karolinën e Jugut janë pa punë. Ky është një fakt i vështirë në këtë shtet, i cili ka mënyrën e vet të gërshetimit të së kaluarës me të tashmen.

Kjo shtëpi historike është shëndrruar në një dyqan relikesh, ku një libër me uniforma të luftës civile qëndron në të njëjtin raft me një kukull letre të presidentit të parë afrikano-amerikan.

E kaluara gërshetohet me të tashmen në shtetin i cili mund të përcaktojë kandidatin e ardhshëm republikan për president.

XS
SM
MD
LG