Lidhje

Ohër, Konferenca e Kartës së Adriatikut


Serbia nuk dërgoi përfaqësues të saj në këtë takim, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës

Në Ohër u mbajt Konferenca e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut.

Takimi "Bashkë drejt paqes dhe sigurisë globale", mblodhi së bashku zyrtarë të rajonit në rolin e vëzhguesve, zyrtarë të Natos dhe diplomatë të huaj për të nxitur dialogun rajonal, për të diskutuar mbi proceset e integrimit euroatlantik të këtyre vendeve, si dhe mbi sfidat rreth angazhimit për paqen globale.

Ministrat dhe zyrtarët e lartë të ministrive të mbrojtjes kanë nënvizuar rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, si një kusht për qëndrueshmërinë e Ballkanit dhe të gjithë Evropës.

Serbia nuk dërgoi përfaqësues të saj në këtë takim, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës në të. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku e vlerësoi takimin, ku Kosova pati rastin të shpalosë politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në ndërtimin e paqes dhe qëndrueshnërisë në rajon e më gjerë. Përfaqësuesit e vendeve të A5-ës diskutuan gjithashtu për mundësinë e zgjerimit të këtij grupi dhe theksuan gatishmërinë për të vazhduar kontributin në misionin ISAF në Afganistan.
XS
SM
MD
LG