Lidhje

Debati për ligjet e dokumentit të identifikimit për votim


Amerikanët po hedhin këtë vit votën, ndërkohë që në shumë shtete kanë hyrë në fuqi ligje sipas së cilave votuesit duhet të paraqesin dokument identifikimi, që të lejohen të marrin pjesë në proçes. Mbështetësit e ligjeve të kësaj natyrë besojnë se kjo shmang manipulimin me votën, ndërsa kundështarët mendojnë se ato kanë qëllime raciste.

30 shtete në Amerikë kërkojnë pajisen me një dokument zyrtar indentifikimi si kusht për të votuar.

Shumë shtete kanë marrë vendime të kësaj natyre pas sulmeve terroriste në 11 shtator 2001.

Disa mendonin se kjo do të ishte një mënyrë për të parandaluar votimin e paligjshëm ndoshta dhe terroristët me të drejtë vote. Kështu krejt papritur lindi diskutimi nëse ky dokument është i domosdoshëm”-Andra Gillespie, analiste politike.

Por në shtete si Karolina e Veriut me një ligj strikt për identifikimin që prej vitit 2013, gjykata hodhi poshtë kërkesën e bërë në fillim të këtij viti, duke u shprehur se diskriminon afrikano-amerikanët. Disa votues me ngjyrë thonë se ligji ka qëllime raciste.

“Të na shtypë dhe të na frikësojë. Nga se frikësohen ata?! I lini njerëzit të ushtrojnë të lirë të drejtën e tyre për të votuar” -Thomas Fowler votues, Karolina e Veriut.

Studimet tregojnë se në Xhorxhia ligji 10 vjeçar për një dokument identifikimi për të votuar, ka patur pak ndikim në ndrydhjen e votës.

Një nga efektet ironike të ligjit këtu në Xhorxhia është se ka patur ndikim të kundërt në pjesmarrjen e votuesve afrikano-amerikanë. Në fakt, pjesmarrja e tyre në zgjedhje është rritur që prej miratimit të ligjit për një dokument identifikimi për të votuar” Andra Gillespie, analiste politike.

Mbështetësit e rregullave të rrepta të votimit thonë se qëllimi është të shmanget manipulimi në zgjedhje. Por kritikët thonë se nuk ka të dhëna për një përhapje të fenomenit. Votuesi i pavarur Scott Herrick thotë se manipulimi do të ishte budallallëk sepse ndëshkimet janë shumë të rënda.

“Çfarë do të përfitoja po të hiqesha sikur jam dikush tjetër?! Do të rrezikoja vite të tëra burgu”

Profesori i shkencave politike Charles Prysby nga Karolina e Veriut thotë se mashtrimi nga votuesit nuk haset shpesh.

“ Ka lloje të ndryshme të mashtrimit me votën. Por një që nuk ka ndodhur pothuaj kurrë është që një votues të hiqet sikur është dikush tjetër”

Ndërkohë analistët janë duke vëzhguar ndikimin që ka dokumenti për të votuar në pjesmarrjen në zgjedhje të grupeve të tjera të pakicave si aziatiko amerikanët apo latinët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG