Lidhje

Karter siguron lirimin e një shtetasi amerikan të burgosur në Korenë e Veriut

  • Zëri Amerikës

Aijalon Mahli Gomes mbërriti në Boston të shtetit Massachusetts, ku u prit me entuziazëm të madh nga pjesëtarët e familjes pasi u mbajt për 8 muaj në një burg të Koresë së Veriut.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhimi Karter, siguroi lirimin e shtetasit amerikan gjatë një misioni në Phenian. Pamje televizive tregonin pjesëtarë të familjes përreth zotit Karter dhe të dashurit të tyre Gomes në pistën e aeroportit në Boston.

Në New York, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon mirëpriti vendimin e Phenianit për lirimin e zotit Gomes për arsye humanitare. Ai u bëri thirrje vendeve të botës që të dërgojnë ndihma emergjente në Korenë e Veriut, e cila ka vuajtur nga përmbytjet shkatërimtare.

Zoti Karter, fitues i çmimit Nobel të paqes, mbërriti në Korenë e Veriut të mërkurën në atë që Departamenti i Shtetit e cilësoi si një mision privat. Departamenti i Shtetit bëri një deklaratë dje vonë, duke theksuar se lirimi i zotit Gomes ishte qëllimi i vetëm i misionit të ish-presidentit Karter.

Ka pasur shumë spekullime në median amerikane se zoti Karter do të zhvillonte gjithashtu bisedime politike me autoritetet koreanoveriore.

XS
SM
MD
LG