Lidhje

Karzai: Alternativa më e mirë për Afganistanin është negocimi me Pakistanin

  • Zëri Amerikës

Karzai: Alternativa më e mirë për Afganistanin është negocimi me Pakistanin

Karzai: Alternativa më e mirë për Afganistanin është negocimi me Pakistanin

Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se përpjekjet për të zhvilluar bisedime për paqe me talebanët janë të kota, dhe se alternativa më e mirë për Afganistanin është negocimi me Pakistanin.

Zoti Karzai tha se ai preferon mbajtjen e bisedimeve me zyrtarët pakistanezë, pas vrasjes së negociatorit të tij për bisedime të paqes me talebanët, ish-presidentit afgan Rabbani.

Zotit Rabbani u vra në shtëpinë e tij në Kabul gati dy javë më parë, kur një person kërkoi ta takonte duke u hequr se kishte sjellë një mesazh paqeje nga talibanët .

Dje, gazeta Wall Street Journal njoftoi se qeveria afgane ka planifikuar anulimin e takimit të javës së ardhshme që kishte për qëllim sjelljen e talibanëve në tryezën e bisedimeve.

Qeveria afgane kishte planifikuar një takim me zyrtarë të lartë amerikanë dhe pakistanezë për të shtunën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG