Lidhje

Pres. Karzai për imunitetin e trupave amerikane


Presidenti i Afganistanit tha se duhet thirrur një takim i krerëve fisnorë për të vendosur në se trupave amerikane që do të qëndrojnë pas vitit 2014 duhet t’u jepet imunitet nga ndjekjet penale sipas ligjit afgan.

Hamid Karzai tha sot në Kabul se çështja e imunitetit duhet të vendoset nga populli afgan dhe jo nga qeveria.

Zoti Karzai u takua javën e kaluar me presidentin amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Obama paralajmëroi se asnjë trupë amerikane nuk do të mbetet pas tërheqjes së forcave të Natos në vitin 2014 në se nuk u jepet imunitet nga ndjekja penale në gjykatat lokale.

Zoti Karzai tha sot se arritja e një marrëveshje të imunitetit do të dojë tetë deri në nëntë muaj.
XS
SM
MD
LG