Lidhje

Karzai do t’i kundërvihet qeverisë pakistaneze lidhur me sulmin e djeshëm

  • Zëri Amerikës

Karzai do t’i kundërvihet qeverisë pakistaneze lidhur me sulmin e djeshëm

Karzai do t’i kundërvihet qeverisë pakistaneze lidhur me sulmin e djeshëm

Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se ka në plan t’i kundërvihet qeverisë pakistaneze lidhur me sulmin e djeshëm me bombë që pati si objektiv myslimantë shiitë në Kabul, duke shkaktuar 55 të vrarë.

Zoti Karzai tha sot se qeveria e tij ka filuar një hetim, por se sulmi është organizuar në Pakistan nga grupi militant Lashkar-e-Jhangvi. Ky grup ekstremist suni është pjesë e Al Kaidës dhe ka organizuar një numër sulmesh kundër shiitëve në Pakistan.

Deri tani, Islamabadi nuk i është përgjigjur deklaratave të zotit Karzai.

Presidenti afgan e anuloi një vizitë në Britani, ngaqë shkoi të vizitonte familjet e të vrarëve, si dhe të plagosurit në sulm.

XS
SM
MD
LG