Lidhje

Karzai, i hapur që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet e pajtimit me talebanët


Karzai, i hapur që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet e pajtimit me talebanët
Karzai, i hapur që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet e pajtimit me talebanët

Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se është i hapur ndaj idesë që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet e pajtimit ndërmjet qeverisë afgane dhe talebanëve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në Stamboll, zoti Karzai tha se përfaqësuesit talebanë kanë lënë të kuptohet se Turqia mund të jetë vendi për bisedimet. Udhëheqësit e Afganistanit, Turqisë dhe Pakistanit ishin mbledhur Turqi në një takim të nivelit të lartë për bashkëpunimin mes tyre.

Presidenti turk Abdullah Gyl nuk reagoi drejtpërdrejt mbi zërat se talebanët kanë krijuar zyrat e tyre në Turqi por tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka për të kontribuar ndaj sigurisë në Afganistan.

Udhëheqësit Gyl, Karzai dhe presidenti pakistanez Asif Ali Zardari po ashtu ranë dakord për të zhvilluar manovra të përbashkëta ushtarake në prill të vitit që vjen, si pjesë e përpjekjeve turke për të ndërtuar besimin ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit.

Marrëdhëniet mes këtyre vendeve u tendosën kur rajoni fisnor i Pakistanit u bë bazë e fuqishme për ekstremistët që u larguan nga Afganistani pas ndërhyrjes së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG