Lidhje

SHBA, Afganistan mbi një prani ushtarake amerikane


Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Presidenti afgan Hamid Karzai thanë se janë më pranë një marrëveshjeje për sigurinë dypalëshe, por mbeten mospajtime mbi imunitetin e trupave amerikane.

Dy zyrtarët bënë komente dje në Kabul, pas bisedimeve intensive mbi një prani të mundshme amerikane në Afganistan, pasi të përfundojë angazhimi i misionit të NATO-s vitin e ardhshëm.

Presidenti Karzai tha se pyetja se cili vend ka juridiksion mbi krimet e kryera nga forcat amerikane pas 2014, duhet të zgjidhet nga Parlamenti afgan dhe një konferencë e krerëve fisnorë.

Zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara mund të ndjekin penalisht çdo akt penal të kryer nga forcat amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar arritjen e një marrrëveshjeje me Afganistanin brenda këtij muaji. Bisedimet mes Uashingtonit dhe Kabulit kanë qenë të angazhuar në këto diskutime për mbi një vit.
XS
SM
MD
LG