Lidhje

Karzai: Do të kërkoj furnizime të reja në se NATO nuk përgjigjet

  • Zëri Amerikës

.

.

Presidenti afgan Hamid Karzai premtoi të kërkojë furnizime ushtarake nga burime të tjera, në se NATO nuk jep më shumë pajisje për forcat afgane të sigurisë.

Presidenti Karzai tha gjatë një konference shtypi sot në Kabul se qeveria e tij nuk është e kënaqur me pajisjet e dhëna deri tani nga partnerët e Natos, duke i cilësuar ato të pamjaftueshme.

Zoti Karzai tha se forcat afgane kanë nevojë për më shumë ndihmë në mënyrë që të marrin kontrollin e sigurisë në vitin 2014 – objektiv i caktuar në takimin e NATO-s në Portugali.

Megjithë kritikat, zoti Karzai vlerësoi partneritetin e NATO-s me Afganistani dhe tha se aleanca do të vazhdojë të ndihmojë vendin edhe pas vitit 2014 kur të përfundojë roli i saj luftarak.

XS
SM
MD
LG