Lidhje

Karzai: SHBA dhe fuqi të tjera po zhvillojnë bisedime me talebanët

  • Zëri Amerikës

Karzai: SHBA dhe fuqi të tjera po zhvillojnë bisedime me talebanët

Karzai: SHBA dhe fuqi të tjera po zhvillojnë bisedime me talebanët

Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera të huaja po zhvillojnë bisedime me talebanët për një zgjidhje të mundshme rreth luftës në Afganistan.

Presidenti Karzai tha se bisedimet po zhvillohen nga "forcat e huaja, sidomos nga Shtetet e Bashkuara".

Këto mendohet të jenë komentet e para zyrtare rreth përfshirjes amerikane në negociata të tilla.

Udhëheqësi afgan i bëri komentet sot në një konferencë shtypi në kryeqytetin, Kabul.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul nuk ka pranuar të bëjë komente rreth njoftimit të zotit Karzai.

Po këtë javë, Presidenti Barak Obama u takua me komandantin e tij të lartë në Afganistan, gjeneralin David Petraeus, për të diskutuar planet mbi tërheqjen eventuale të trupave amerikane.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ata diskutuan një "gamë të gjerë" mundësish.

Zoti Obama ka bërë thirrje që forcat amerikane të fillojnë tërheqjen në muajin korrik, dhe të gjitha trupat luftarake të largohen nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG