Lidhje

Karzai, sulmet si ai në Kabul nuk do të frenojnë kalimin e sigurisë

  • Zëri Amerikës

Karzai, sulmet si ai në Kabul nuk do të frenojnë kalimin e sigurisë

Karzai, sulmet si ai në Kabul nuk do të frenojnë kalimin e sigurisë

Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se sulmet si ai ndaj hotelit në Kabul ku u vranë 11 civilë dhe policë, nuk do të frenojnë kalimin e sigurisë nën autoritetin e vendit të tij.

Rrethimi prej 5 orësh i hotelit Inter Kontinental përfundoi mëngjesin e sotëm mbasi të 9 sulmuesit ose hodhën veten në erë ose u vranë nga forcat afgane të sigurisë, me ndihmën e NATO-s.

Talebanët morën përgjegjsinë për sulmin i cili nisi dje në mbrëmje kur militantët hynë në hotelin e fortifikuar duke kryer një sërë shpërthimesh. Mes të vrarëve janë punonjës afganë të hotelit, oficerë policie dhe një spanjoll, klient i hotelit.

Presidenti afgan Hamid Karzai e quajti sulmin ndaj hotel Kontinentalit “ një akt të pamëshirshëm terrorist”dhe tha përmes një deklarate se ky sulm nuk do të ndalë procesin e kalimit të sigurisë tek forcat afganase.

Në Uashington presidenti Obama iu tha gazetarëve se kryeqyteti afgan “ishte shumë më i sigurt tani dhe se forcat afgane janë shumë herë më të afta se sa ishin më parë”. Ai tha se sulme të tilla do të vazhdojn edhe për disa kohë, dhe sipas tij ”puna ende nuk përfunduar”.

Sulmi ndodhi në prag të mbajtjes së një konference ku do të diskutohet kalimi gradual i sigurisë tek forcat afgane nga forcat ndërkombëtare. Disa zyrtarë të provincave afgane që do marrin pjesë në konferencë, ishin sistemuar në hotelin Inter Continental.

XS
SM
MD
LG