Lidhje

Karzai: SHBA t'i pakësojnë operacionet gjatë natës

  • Zëri Amerikës

Karzai: SHBA t'i pakësojnë operacionet gjatë natës

Karzai: SHBA t'i pakësojnë operacionet gjatë natës

Gazeta “The Washignton Post”, ka botuar sot një intervistë të Presidentit afgan Hamid Karzai, ku ai thotë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara ta pakësojnë veprimtarinë ushtarake në vendet publike dhe gjatë natës në vendit e tij.

Zoti Karzai thotë gjithashtu se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara t’i ndalojnë bastisjet gjatë natës, për të cilat ai thotë se po e zemërojnë popullsinë afgane dhe se kjo mund t’i nxitë njerëzit të bashkohen me kryengritësit talebanë. “The Washignton Post” thotë se Presidenti afgan po kërkon të verë veton lidhur me operacionet gjatë natës.

Zoti Karzai thotë në intervistë se ka ardhur koha për pakësimin e ndërhyrjes së trupave të huaja në jetën e përditshme të afganëve. Ai thotë se afganët nuk po e durojnë më dot praninë e ushtarëve amerikanë në shtëpitë e tyre dhe mjetet e blinduara nepër rrugët e Afganistanit.

Presidenti Afgan Kamid Karzai thotë në intervistën dhënë gazetës “The Washington Post” se trupat afgane janë të gatshme të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e vendit.

Zoti Karzai thotë në intervistë se shpreson që komentet e tij do të ndikojnë në pakësimin e tensionit që ekzison në marrëdhënjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.

.

XS
SM
MD
LG