Lidhje

Hamid Karzai për bisedime në Washington


Nesër Presidenti Obama pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin afgan Hamid Karzai, me të cilin do të bisedojë për shumë çështje mbi të ardhmen e Afganistanit, që janë ende pa përgjegje.

Presidenti Karzai dhe anëtarët të delegacionit të tij u takuan dje me udhëheqës të Senatit, por ai nuk dha komente për gazetarët.

Planet e tanishme parashikojnë tërheqjen e pothuajse të gjitha 68 mijë trupave nga Afgtanistani deri në fund të vitit 2014. Por ky plan varet nga shumë kushte, duke përfshirë nëse forcat afgane do të jenë të afta të marrin përgjegjësitë e sigurimit deri atëhere.

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë roli i amerikanëve që do të qendrojnë në Afganistan, nëse do të ketë një kontigjent që do të qendrojë atje.

Disa analistë besojnë se Talebani mund të jetë duke bërë përpjekje për të ardhur përsëri në pushtet dhe është në pritje të lartimit të forcave amerikane dhe forcave të tjera perëndimore.

Koloneli i ushtrisë amerikane në pension, Tomas Linç, një nga autorët e një libri të ri rreth Afganistanit dhe të ardhmes së tij, të titulluar “Talibanistan”, thotë se planet për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani mund të jenë të parakohëshme.

Ndërsa Presidenti Karzai ka kritikuar shpesh veprimet amerikane në Afganistan, ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që një farë pranie amerikane atje të vazhdojë.
XS
SM
MD
LG