Lidhje

Karzai, zgjedhjet e 2014-ës do të zhvillohen


Gjatë një konference shtypi sot në Kabul, Presidenti afgan tha se zgjedhjet nuk do të shtyhen sepse çdo zgjatje e mandatit të tij do të ishte e paligjshme

Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 në vend do të zhvillohen pavarësisht nga tërheqja e planifikuar e trupave ndërkombëtare.

Gjatë një konference shtypi sot në Kabul, zoti Karzai tha se zgjedhjet do të zhvillohen në kohë duke shtuar se çdo zgjatje e mandatit të tij do të ishte e paligjshme.

Deputetët afgan kanë konsideruar ndryshimin e kohës së zgjedhjeve për të mos përkuar me tërheqjen e planifikuar të forcave ndërkombëtare, të planifikuar për në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG