Lidhje

John Kasich tërhiqet nga gara presidenciale


Guverntatori i Ohajos John Kasich, një ndër konkurrentët për kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet për president, po tërhiqet nga gara, duke i hapur rrugë manjatit Donald Trump të marrë emërimin e partisë së tij.

Zoti Kasich ishte një ndër 17 konkurrentët që u futën në garë për të përfaqësuar partinë e tyre në zgjedhjet presidenciale, që do të zgjedhin pasuesin e Presidentit Barak Obama.

63-vjeçari Kasich e prezantoi veten si kandidat të moderuar në një garë të mbizotëruar nga politikanë me pikëpamje të forta konservatore. Ai theksonte vazhdimisht se synonte të shëronte përçarjet politike në Uashington. Por në një fushatë ku dëgjohet qartë revoltimi i zgjedhësve me punën e qeverisë federale, zoti Kasich nuk arriti të siguronte mbështetje të dukshme, ndërsa përkrahja për Donald Trumpin vazhdoi të rritet.

John Kasich konkurroi në mbi 40 shtete në zgjedhjet paraprake, por fitoi vetëm një prej garave në Ohajo, ku ai është guvernator.

Ai doli i treti me një diferencë të dukshme në zgjedhjet e Indianës dje. Ted Cruz u rendit i dyti në këto zgjedhje dhe menjëherë pas përfundimit të votimeve deklaroi se tërhiqet nga gara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG