Lidhje

Referendum për pavarësi në Katalonia


Rajoni i Katalonias në verilindje të Spanjës po mban një referendum simbolik për pavarësinë.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës e urdhëroi Katalonian të martën që ta anullonte votimin.

Megjithatë, Katalonia po vazhdon me planet për votimin jozyrtar me mijëra vullnetarë në qendrat e votimit.

Sondazhet tregojnë se afro 80 për qind e 7.5 milionë banorëve të rajonit duan më shumë autonomi nga Spanja, me rreth 50 për qind në favor të pavarësisë së plotë.

Katalonia është një nga rajonet më të pasura të Spanjës.

XS
SM
MD
LG