Lidhje

Kate Middleton në ekspozitën e re në Londër


Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Portreteve të Londrës përfshin portrete të atletëve britanikë

Dukesha e Kembrixhit, gruaja e Princit William mori pjesë në një ceremoni të veçantë për hapjen e një ekspozite me portrete të atletëve britanikë në Galerinë Kombëtare të Portreteve të Londrës dje në mbrëmje.

Kate Middleton kishte veshur një fustan të stilistes Stella McCartney, që është edhe stilistja e ekipit të Britanisë së Madhe në Lojrat Olimpike. Kate kishte vënë gjithashtu një varëse me temë nga rrathët olimpikë.

Ekspozita është pjesa e fundit e një projekti 3 vjeçar që nxjerr në pah atletë të klasit botëror të Lojrave Olimpike dhe Paraolimpike, si edhe punonjës dhe vullnetare që punojnë prapa skenave.

Mes portreteve të ekspozuar ishte edhe një i vetë Dukeshës.

Princi William, gruaja e tij Kate dhe Prince Harry janë ambasadorët zyrtarë në Lojrat Olimpike të Londrës. Dukesha e Kembrixhit është gjithashtu sponsorizuese e Galerisë Kombëtare të Portreteve.
XS
SM
MD
LG