Lidhje

Katër policë vriten në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Një bombë e vënë në anë të rrugës ka lënë të vrarë katër policë në Afganistan, ndërsa NATO njofton se dy pjesëtarë të forcës ndërkombëtare paqeruajtëse kanë vdekur.

Një zëdhënës për guvernatorin e provincës Bagdis tha sot se katër policët u vranë kur një bombë hodhi në erë makinën e tyre të patrullimit.

Ndërkaq, një pjesëtar i forcës ndërkombëtare të NATO-s ka vdekur nga një shpërthim bombe, ndërsa tjetri nga shkaqe që nuk lidhen me konfliktin e armatosur. NATO nuk bën publike hollësi për trupat e vrarë.

Dje në Afganistanin lindor, një person i veshur me uniformën e ushtrisë afgane qëlloi dhe vrau një ushtar amerikan në provincën Kunar.

Ky është incidenti i 15-të i këtij lloji, kur një person i veshur me uniformën e ushtrisë afgane qëllon dhe vret një ushtar të forcave të koalicionit.

XS
SM
MD
LG