Lidhje

Katër të vrarë në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës


Katër të vrarë në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës
Katër të vrarë në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës

Në një incident të armatosur në afërsi të fshatrave Radushë dhe Raçe në veriperëndim të Shkupit janë vrarë katër persona, për të cilët autoritetet maqedonase thonë se ishin kontrabandistë armësh dhe kishin sulmuar policinë. Ky incident i kësaj natyre është i dyti me radhë vetëm brenda dy javësh dhe nxitë shqetësime për gjendjen e brishtë të sigurisë në Maqedoni.

Duke komentuar për aksionin e sotëm të policisë maqedonase, Ambassadori amerikan në Shkup Philip Riker e quajti atë një operacion të suksesshëm ndaj elementëve kriminalë të armatosur që planifikonin akte të dhunshme kundër qytetarëve të Maqedonisë. Zoti Riker tha se Shtetet e Bashkuara afirmojnë kundërshtimin dhe dënimin e vendosur ndaj dhunës dhe atyre që e nxisin atë.

XS
SM
MD
LG