Lidhje

Shkatërrohet marijuanë në Tepelenë


Policia po vazhdon në zonat malore të Tepelenës operacionet kundër kultivuesve dhe transportuesve të lëndëve narkotike. Policia shkatërroi rreth tetëqind kilogramë marijuanë në zonën e Kurveleshit , një zonë ku është përhapur gjerësisht këtë vit kultivmi i marijuanës. Në tre operacione të tre ditëve të fundit, sasia e narkotikëve të shkatërruar nga policia ka shkuar në katër tonë marijuane, thanë burimet policore. Ende nuk është arrestuar asnjë prej kultivuesve apo transportuesve të marijuanës, megjithë sasive të mëdha të lëndëve narkotike të bllokuara. Ministria e Brendshme u vu në kritika verën e këtij viti, sidomos nga opozita, se toleroi kultivimin e marijuanës në këtë zonë, ndërkohë që policia ka pohuar se ka kryer herë pas here operacione në terren dhe se do të vijojë ndëshkimin e trafikantëve. Trafiku i marijuanës është dukuria më e përhapur kriminale në këto zona, e cila rrezikon ta kthejë rajonin, sipas analistëve, në një vatër të krimit të organizuar për shkak të nyjeve të forta të drogës me Italinë dhe Greqinë. Trafikantët zotërojnë armatime, kapitale të mëdha financiare dhe mjete që në mjaft raste sfidojnë dhe policinë, vërejnë specialistët e antidrogës. Analistët vlerësojnë se fuqinë e trafikantëve në mjaft aksione kundër narkotikëve e provon mosarrestimi i tyre nga policia.

XS
SM
MD
LG