Lidhje

Kazakistan: Vendoset gjendja e jashtëzakonshme në qytetin e Zhanaozenit


Kazakistan: Vendoset gjendja e jashtëzakonshme në qytetin e Zhanaozenit

Kazakistan: Vendoset gjendja e jashtëzakonshme në qytetin e Zhanaozenit

Presidenti I Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev ka shpallur gjendjen e jashtzakonshme në qytetin perëndimor të vendit Zhanaozen ku festimet me rastin e pavarsisë së Kazakistanit u shndërruan në gjakderdhje.

Zoti Nazarbjev përdori një dekret presidencial sot një ditë pasi të pakten 10 veta u vranë në përleshjet midis policisë dhe punonjsëve të naftës në këtë qytetet mbi Detin Kaspik.Gjendja e Jashtzakonshme do të zgjasë deri më 5 janar.

Punonjësit e naftës në Zhanaozen, përfshirë disa të pushuan nga puna, po kërkojnë paga më të larta.

Zyrtarët pohuan se përleshjet shpërthyen kur disa nga protestuesit shkatërruan tendat tradicionale të cilat ishin ngritur në sheshin kryesor të qytetit. Por demonstruesit u thanë mjeteve të informacionit se ata ishin rrethuar nga policia e cila hapi zjarr kundër tyre.

Dje, ishte 20 vjetori i pavarësisë Kazakistanit kur ky vend i Azisë Qëndrore u shkëput nga ish Bashkimi Sovjetik.

XS
SM
MD
LG