Lidhje

KE e kënaqur me zhvillimet politike të muajve të fundit në Shqipëri


Në Shqipëri përfaqësuesit e Komisionit Europian të cilët ishin në Tiranë për mbledhjen e tretë të Komisionit të Stabilizim Asocimit, u shprehën të kënaqur nga zhvillimet pozitive politike të muajve të fundit të cilat kanë bërë të munudr që vendi të shenojë përparim në rrugën e integrimit. Drejtori për Ballkanin, në drejtorine e Zgjerimit të Komisionit europian Pierre Mirel tha se megjithatë ka ende shume për të bërë dhe se për këtë fryma e konsensusit duhet të vazhojë. Ai u shpreh se heqja e imuniteti do të ishte një rezultat konkret në luftën kundër korrupsionit. Madje ministrja e Integrimit Majlinda Bregu propozoi që kjo cështje të konsiderohet nga Brukseli si një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.

XS
SM
MD
LG