Lidhje

KE: Më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar në Kosovë


KE: Më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar në Kosovë
KE: Më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar në Kosovë

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe për respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Këto komente janë bërë në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit ku gjatë tri ditëve me radhë do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë drejtësinë, lirinë dhe sigurinë në Kosovë.

Përfaqësues të Komisionit Evropian thanë se sfidat që e presin Kosovën, kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ri integrimin e personave të riatdhesuar, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe funksionimin e gjyqësorit.

Përparimi në këto fusha është cilësuar si hap i rëndësishëm për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, meqë ajo ka mbetur vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit perëndimore jashtë këtij procesi.

Dialogu në kuadër të procesit të Stabilizim Asociimit ka filluar të zbatohet në vjeshtën e vitit 2009 si një avancim i Mekanizimit Përcjellës të këtij procesi, duke krijuar kësisoj një kuadër brenda të cilit Komisioni Evropian dhe Kosova diskutojnë çështjet dhe politikat e afrimit me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG