Lidhje

5 të vdekur në aksidentin e Kebekut


Policia kanadeze njofton se ka arritur në 5 numri i të vdekurve si pasojë e daljes nga shinat dhe shpërthimit të një treni që transportonte naftë në provincën e Kebekut.

Dalja nga shinat bëri që katër nga të 70 vagonat e trenit të shpërthenin, duke shkaktuar një lëmsh gjigant zjarri në qendër të qytetit të vogël Lac-Megantic në mes të natës.

Zjarret dëmtuan dhjetra ndërtesa, duke përfshirë edhe dyqane dhe vazhduan me orë të tëra. Për shuarjen e tyre u aktivizuan zjarrfikës kanadezë dhe amerikanë.

Një zëdhënës i policisë tha se 40 persona figurojnë të zhdukur dhe konfirmoi se numri i të vdekurve do të rritet.

Aksidenti bëri që të evakuoheshin deri në 2 mijë njerëz, ose një e treta e popullsisë prej 6 mijë banorësh e qytetit. Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur dhe hetimet vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG