Lidhje

Deputetja më e re e parlamentit shqiptar


Kejdi Mehmetaj, deputetja më e re në historinë e parlamentit shqiptar, i tha Zërit të Amerikës se do të përpiqet të jetë zëri i të gjithë të rinjve gjatë mandatit të saj. Deputetja 21 vjeçare është studente e inxhinjerisë së ndërtimit dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një grupi parlamentaresh. Në një intervistë me kolegun tonë në Nju Jork, Julian Zyla, deputetja e LSI-së foli fillimisht për arsyet që e kanë shtyrë të hyjë në politikë.

XS
SM
MD
LG