Lidhje

Kejl: Të ruhet çdo libër që është shkruar ndonjëherë

  • Zëri Amerikës

Kejl: Të ruhet çdo libër që është shkruar ndonjëherë

Kejl: Të ruhet çdo libër që është shkruar ndonjëherë

Njeriu që i vuri detyrë vetes të ruante çdo faqe interneti që është publikuar ndonjëherë ka ndërmarrë një nismë edhe më ambicioze – të ruaj çdo libër që është shkruar ndonjëherë.

Por me rreth 100 milion libra që duhet të marrë nëpër duar, Brustër Kejl, themelues i Arkivës së Internetit, ka një sfidë të vërtetë përpara.

Arkiva e Internetit është një bibliotekë dixhitale jo-fitimprurëse me misionin për të siguruar qasje universale ndaj të gjitha informacioneve. Zoti Kejl thotë se nuk po e bën këtë thjesht për t’i kataloguar këta libra. Ai thotë se dixhitalizimi i tyre është me rëndësi për ruajtjen fizike nga çdo lloj tragjedie natyrore. Të gjitha kopjet e librave, pasi skanohen për t’u vënë në internet, vulosed dhe magazinohen.

Projekti është gjigand, meqenëse librat duhen shfletuar fletë për fletë për t’u skanuar. Megjithëse askush nuk e di saktë numrin e librave të botuar në botë, zoti Kejl mendon se ai mund të arrijë në mbi 100 milion.

XS
SM
MD
LG