Lidhje

Gjermani, arrestohen dy algjerianë


Policia gjermane arrestoi të paktën dy algjerianë të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, ndërsa qyteti i Këlnit filloi festimet e përvitshme për Karnavalet.

Sipas njoftimeve, të dyshuarit u arrestuan sot në kryeqytetin Berlin dhe në një banesë refugjatësh në qytetin perëndimor Attendorn. Arrestimet ishin pjesë e një hetimi mbi katër persona, dy prej të cilëve nuk u ndaluan.

Një zëdhënës i policisë së Berlinit tha se katër burrat janë të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik dhe të paktën njëri prej tyre kërkohet nga autoritetet algjeriane nën dyshimet se mund të jetë anëtar i Shtetit Islamik dhe se është stërvitur në Siri.

Ata dyshohet se po planifikonin një sulm “që kërcënonte sigurinë e shtetit”, sipas policisë.

XS
SM
MD
LG