Lidhje

Kënga e Shakirës për Kampionatin Botëror të Futbollit ngjall debate

  • Mariama Diallo

Kënga e Shakirës për Kampionatin Botëror të Futbollit ngjall debate

Kënga e Shakirës për Kampionatin Botëror të Futbollit ngjall debate

Ylli i muzikës latine Shakira, ka ngjallur debate në Afrikën e Jugut për këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit. Mjaft njerëz kanë shprehur zhgënjimin e tyre që një këngëtare jo afrikanojugore është përzgjedhur për të kënduar këtë këngë, por për disa të tjerë kjo nuk përbën problem. Finalet e Botërorit të Futbollit do të zhvillohen në Afrikën e Jugurt, dhe ceremonia hapëse do të mbahet më 10 qershor në Soveto

Kënga e re quhet “Waka Waka”, që do të thotë “ Është koha për Afrikën”, u transmetua në disa stacione radioje ditë më parë dhe menjëhere shkaktoi reagime të ndryshme në Afrikën e Jugut, vendi organizator i Kupës së Botës në futboll. Pritet që kjo të jetë kënga zyrtare për këtë ngjarje, por sipas një drejtueseje të emisioneve radiofonike Xheni Kris Williams, mjaft njerëz kanë shprehur zhgënjim:

“ Më pëlqen që afrikanojugorët janë bashkuar si afrikanojugorë dhe thonë “ ne kemi talentet tona. Kjo kupë zhvillohet tek ne, dhe përse mos të përdorim talentet që kemi? Kështu e kuptoj unë zhgënjimin e tyre”.

Nëpër rrugët e Johanesburgut, reagimet kanë qenë të ndryshme. Disa e kanë kundërshtuar me forcë këtë këngë.

Të tjerë thonë se Kupa e Botës në futboll nuk është vetëm e Afrikës së Jugut. Afrika e Jugut e organizon dhe është vendi mikpritës dhe do t’ia përcjellë atë botës.

Kënga është bashkëpunim mes Shakirës dhe grupit Afrikano jugor “Freshlyground”. Është planifikuar që ajo të interpretohet në koncertin e hapjes së kampionatit Botëror të futbollit në Soveto në 10 qershor.

XS
SM
MD
LG