Lidhje

Këngët më të preferuara të javës


Këtë javë në rrethin e më të mirëve hyn një artist i ri, ndërsa një tjetër bëhet solisti më i ri kampion në një çerek shekulli.


Në vendin e pestë ndodhet kënga "Wake Me Up!" Edhe pse sapo ka filluar të hyjë në renditjen e muzikës më të mirë, kjo këngë ka siguruar një vend në librin e regjistrimeve.

Avicii, një DJ suedez, ka arritur të bëhet me këtë këngë një hit botëror. Ai sapo është bërë këngëtari i 140-të solist në histori që shet më tepër se 1 milionë kopje në Britaninë e Madhe. Po ashtu, ky këngëtar ze vendin e tretë për diskun më të shitur të vitit, pas Robin Thicke me këngën "Blurred Lines" dhe Daft Punk me "Get Lucky".

Duke u kthyer sërish në 100 këngët më të mira të renditjes Billboard, mirëpritet gjithashtu në këtë renditje Drake, repisti dhe aktori kanadez, i cili përsëri këtë javë ka zënë vend në listën e më të mirëve, duke u ngjitur tre shkallë në renditje, në vendin e katërt. Me këngën "Hold On, We're Going Home".

Drake hyn për herë të tretë në listën e 100 më të mirëve me këngën "Hold On, We're Going Home" , që ka siguruar mbi 600 mijë shitje javën e parë, 5 herë më shumë se kënga e mëparshme në këtë renditje, Mechanical Bull e Kings Of Leon.

Suksesi i Miley Cyrus vazhdon të ndjehet. Miley Cyrus drejtoi programin Saturday Night Live fundjavën e kaluar, në televizionin amerikan. Në renditjen tonë të 5 këngëve më të mira, kënga "Wrecking Ball" humb vendin e kampionit, duke u renditur në vend të tretë.

Katy Perry thuajse arrin në kyre të renditjes me këngën e saj "Roar", në vend të dytë.

Ndërsa albumi i saj "Prism" del pas dy javësh, Katy Perry ka filluar të flasë për fazën e re të karrierës së saj muzikore. Ajo diskuton se mund ta drejtojë atë më tepër drejt muzikës akustike, sipas shembullit të këngëtarit Joni Mitchell.

Dhe në vendin e parë të kësaj jave në renditjen e këngëvae më të mira solo është një këngëtare e re, i cila thuajse nuk njihej disa muaj më parë, por që tani është kudo e pranishme. Ajo është Lorde. Kënga e saj "Royals" jo vetëm që ngjitet dy vende këtë herë, duke zënë vendin e parë në mesin e 100 më të mirëve, po ajo hyn edhe në librin e regjistrimeve gjatë procesit.

Lorde është një 16-vjeçare me origjinë nga Zelanda e Re. Emri i saj real është Ella Yelich-O'Connor. Ajo është artistja më re solo që ze vendin e parë në renditjen e 5 më të mirëve të javës, që nga shkurti i vitit 1988, kur artistja tjetër, Tiffany, gjithashtu 16-vjeçe në atë kohë, zuri vendin e parë me këngën "Could've Been."

A do të mundet Lorde ta ruajë këtë shkëlqim të menjëhershëm? Këtë do ta mësojmë javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG