Lidhje

Këngët më të suksesshme të javës



Avicii mbetet i palëvizur këtë javë me “Wake Me Up!” në vendin e pestë. Por ndërsa kënga është në vend numëro në klasifikim, artisti vetë është në lëvizje: ai ka katër data turneu të planifikuara për në Australi në fund të janarit, dhe më pas në Gjermani dhe Britani në shkurt.

Në vendin e katërt përsëri këtë javë është Katy Perry me këngën “Roar.” Katy kryeson grupi e këngëtarëve pop në Twitter – hollësitë vijnë pas këngës.

Katy Perry kalon edhe një javë tjetë në vendin e katërt me “Roar.” Tani për tani, Katy është personi më popullor në Twitter, me 47.3 milion pasues. Justin Bieber dhe Lady Gaga janë respektivisht të dytët dhe të tretët. Sipas faqes elektronike Twitaholic këngëtarët pop zënë 7 nga 10 vendet e para në Twiter, me një numër total pasuesish prej 266 milionë vetësh.

Bie në vendin e tretë këtë javë Miley Cyrus, e cila pranon se cigarja që piu në skenë ishte marijuanë. Shpjegimi vjen pas “Wrecking Ball.”

Miley Cyrus në vendin e tretë me “Wrecking Ball.” Më 10 nëntor, Miley dukej se po pinte mariuana në skenën e Çmimeve MTV Music Awards në Amsterdam. Dhe sytë nuk na kanë gënjyer. Miley tha në një program radioje në Britani se mendoi se do të ishte lezetshëm të nxirte një cigare nga çanta dhe ta pinte – dhe askush nuk ishte në dijeni të këtij gjesti para se të ndodhte.

Në vendin e dytë ngjitet këtë javë Eminem dhe Rihanna me këngën “The Monster.”

Në vitin 2010, të dy këta artiste kaluan shtatë javë në krye të klasifikimit me “Love The Way You Lie.” Ajo vazhdon të mbetet kënga më e shitur për Eminem.

Për të shtatën javë me rradhë, Lorde është ende në vendin e pare me “Royals.”

Lorde, 17 vjeçarja nga Zelanda e Re sapo nënshkroi një kontratë me vlerë 2.5 milion dollarë.

A mundet Lorde të përballojë sfidën e Eminem-it për të dominuar klasifikimin? Këtë do ta mësojmë javën e ardhshme. Deri atëherë mirupafshim.
XS
SM
MD
LG