Lidhje

Pesë këngët më të preferuara të kësaj jave


Tani do t’ju njohim me pesë këngët në krye të renditjes së revistës Billboard për 100 më të preferuarat e muzikës pop, për javën që mbaron me 30 nëntor, 2013. Diçka që karakterizon renditjen e kësaj jave është fakti se nga gjashtë artistët në listë, katër prej tyre janë femra. Është java e femrave në pesëçen më të mirë.

please wait

No media source currently available

0:00 0:07:39 0:00
Direct link

Në vendin e pestë, Katy Perry zbret një vend nga ai i javës së mëparshme me “Roar.” Katy po përgatitet për turneun botëror të rradhës – hollësitë pas këngës.

Katy Perry zbret në vendin e pestë me këngën e saj që dikur pati arritur majat e renditjes – “Roar.” Javën e kaluar, ajo bëri të njohura nëpërmjet Twitter-it datat e turneut të saj të radhës, Prismatic World Tour, që fillon me 7 maj në Belfast të Irlandës së Veriut. Icona Pop do të jetë këngëtarja e cila do të jetë interpretuesja e hapjes së koncerteve të Katy-t që do të mbahen në qytetet e Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë, nëse do të jeni në Londër javën që vjen, mund ta shihni Katyn më 7 dhjetor në koncertin Jingle Bell Ball.

Avicii zë vendin e katërt kësaj jave me “Wake me Up!” Kjo këngë ka qenë kënga më e preferuar në më shumë se 20 vende kudo në botë – dhe do të përmend disa prej tyre pas këngës.

Avicii më në fund shpëton nga vendi i pestë, duke zënë një vend më lart me “Wake Me Up!” Kënga e DJ suedez, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling – ka zënë vendin e parë në më shumë se 20 vende, duke përfshirë Australinë, Bullgarinë, Kroacinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Irlandën, Izraelin, Zelandën e Re, Sllovakinë, Mbretërinë e Bashkuar, dhe atdheun e tij Suedinë. Këtu në Shtetet e Bashkuara, deri tani akoma nuk ka arritur më lart se vendi i katërt.
Kësaj jave në vendin e tretë është Miley Cyrus, e cila festoi ditëlindjen e saj të 21në rrjetin MTV për. Hollësitë pas këngës.

Miley Cyrus vazhdon edhe një javë tjetër në vendin e tretë me “Wrecking Ball.” Më 23 nëntor, Miley mbushi 21 vjeç, një ditëlindje e rëndësishme këtu në Shtetet e Bashkuara sepse është mosha ligjore për të konsumuar alkool. Të shtunën e shkuar, më 23, ajo festoi në MTV, dhe festimet zgjatën tetë orë. Programi përfshiu copëza videosh nga e kaluara kur ajo ishte pjesë e MTV-së, dhe të emisioneve të saj të preferuara të rrjetit. Ajo e përfundoi fundjavën me një interpretim të dielën në ceremoninë e çmimeve “American Music Awards”.

Në vendin e dytë kemi Eminemin dhe Rihannën me këngën “The Monster.” Eminemi humbi një pjesë të fëmijërisë së tij kohët e fundit. Shpjegimi pas këngës.

Eminemi dhe Rihanna janë në vendin e dytë edhe kësaj jave me “The Monster”. Të mërkurën e kaluar, më 20 nëntor, shteti i Miçiganit shembi shtëpinë ku u rrit Eminemi, pasi një zjarr i kohëve të fundit dëmtoi katin e parë. Shtëpia përdhese në Detroit dukej në kopertinat e dy albumeve të Eminemit: The Marshall Mathers LP të vitit 2000, dhe të albumit e tij të ri, The Marshall Mathers LP 2.

Lorde shënon tetë javë në majë të renditjes me “Royals". Është java e tetë e Lorde në vendin e parë të renditjes Billboard, e cila ka shitur tre milionë kopje të albumit të saj në Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar, Lorde ishte në hemisferën jugore ku ajo jeton, për ceremoninë e çmimeve muzikore New Zealand Music Awards, ku ajo fitoi katër trofe, duke përfshirë edhe çmimin për këngën më të mirë.

A do ta thyejnë rekordin e Lorde, Eminemi dhe Rihanna? Ka vetëm një mënyrë për ta gjetur: na ndiqni javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG