Lidhje

Pesë këngët më popullore të kësaj jave


Tani do t’ju njohim me pesë këngët në krye të renditjes së revistës Billboard për 100 më të preferuarat e muzikës pop, për javën që mbaron me 7 dhjetor, 2013. Fillojmë me vendin e pestë, ku Avicii zbret një vend në renditje me “Wake Me Up!” Kënga përfshin vokale nga këngëtari amerikan Aloe Blacc.

please wait

No media source currently available

0:00 0:07:12 0:00
Direct link

DJ suedez Avicii zbret një vend kësaj jave në vendin e pestë me “Wake Me Up!” Janë shitur mbi 2 milion kopje të këngës, e cila është kënduar nga Aloe Blacc. Emri i vërtetë i tij është Egbert Nathaniel Dawkins, dhe kaliforniani 34 vjeçar ka kohë që është aktiv në rrethet muzikore të Los Anxhelosit; kënga e tij “I Need a Dollar” ishte sigla muzikore e serialit të rrjetit HBO, “How to Make it in America.” Aloe thotë se “Wake Me Up” i dha një shtysë të madhe karrierës së tij. Ai është aktualisht duke marrë pjesë në xhirimet e filmit autobiografik të James Brown-it, dhe albumi i tij i tretë “Lift Your Spirit” do të dalë në treg vitin e ardhshëm.

Grupi OneRepublic kësaj jave u ngjit dy vende, në vendin e katërt me “Counting Stars.” Ky është një sukses historik për Ryan Tedder dhe grupin e tij. Hollësitë pas këngës.

OneRepublic ngjitet dy vende në atë të katërtin me “Counting Stars.” Kjo këngë është suksesi më i madh për ta në këtë renditje, që nga viti 2007, kur “Apologize” arriti vendin e dytë. Ajo gjithashtu u bë kënga e parë e OneRepublic të zinte vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ende në vendin e tretë është Miley Cyrus me “Wrecking Ball.” Këngëtari i pop-it Joe Jonas tregoi diçka të papritur rreth Miley Cyrus-it...hollësitë pas “Wrecking Ball.”

Miley Cyrus qëndron në vendin e tretë edhe kësaj jave. Duke folur për New York Magazine, Joe Jonas i grupit Jonas Brothers thotë se ai tymosi marihuanë për herë të parë me Miley-n dhe ish-të dashurën e tij Demi Lovato.

Dikur, vëllezërit Jonas përcillnin imazhe të rregullta si yje televizive të Disney-t. Në vend të dytë këtë javë janë Eminem dhe Rihanna me këngën “The Monster.”

Eminemi dhe Rihanna kalojnë edhe një javë tjetër në vendin e dytë me “The Monster.” Kënga tashmë është në krye të renditjeve të mbi gati një dyzine vendesh në botë, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Irlandën, Zelandën e Re, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lorde thyen një rekord për renditjen kësaj jave, meqë kënga e saj “Royals” shënon javën e nëntë në krye të renditjen. Do t’ju njohim me faktet pas këngës.

Lorde kryeson renditjen e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard për të nëntën javë rradhazi me “Royals.” Adoleshentja nga Zelanda e Re është femra e pestë në historinë e renditjes ta kryesojë atë për të paktën nëntë javë, si artiste që arrin suksesin e saj të parë. Ajo ndjek shembujt e Debby Boone, Ashanti, Carly Rae Jepsen, dhe Ke$ha.

A do të mundet Lorde të vazhdojë të qëndrojë në vendin e parë edhe javën e ardhshme? Atë do ta mësojnë pas shtatë ditësh.
XS
SM
MD
LG