Lidhje

Këngët më të preferuara të javës


Do t’ju njohim tani me pesë këngët më të pëlqyera të kësaj jave, të zgjedhura nga 100 këngët që mbizotërojnë aktualisht në revistën Billboard. Në këtë periudhë të vitit, bota e muzikës fillon t’i kushtojë vëmendje ceremonisë së çmimeve Grammy. Kandidatët për cmime u shpallën të premten e kaluar dhe në të janë përfshirë tre nga artistët e kësaj jave. Në vend të pestë këtë javë është OneRepublic me këngën “Counting Stars”.


OneRepublic bie një vend më poshtë me “Counting Stars.” Më 27 mars, OneRepublic do të interpretojë në Sallën e Koncerteve Albert në Londër për të mbledhur fonde për një shoqatë për të luftuar kancerin mes adoleshenëtve. Gjatë 13 vjetëve të fundit, këto koncerte kanë mbledhur mbi 27 milionë dollarë për të ndihmuar pacientë me kancer në gjithë Britaninë.

Pitbull and Ke$ha janë ngjitur katër vende me “Timber,” që kombinon elementë të vallëzimit dhe muzikës country.

Në 10 vende kënga e Pitbull dhe Ke$ha është ngjitur në numrin një të klasifikimit. Ashtu si me këngën e suksesshme të Aviciit “Wake Me Up,” “Timber” kombinon elementë të vallëzimit dhe muzikës country. A është kjo një prirje e re? Cilado qoftë përgjigjia kjo është kënga më e suksesshme e Pitbullit që nga viti 2011 me këngën “Give Me Everything”.

Në vend të tretë është Lorde me “Royals”, që këtë radhë ka rënë dy vende më poshtë.

Lorde ishte në krye të klasifikimit për nëntë javë me “Royals,” por këtë javë ra në vend të tretë. 17 vjecarja nga Zelanda e Re sapo u kandidua për katër kategori të cmimeve Grammy: Incizimi i vitit, Kënga e Vitit, Albumi më i mirë Pop dhe Interpretimi më i Mirë Pop Solo.

Si Eminem ashtu edhe Rihanna janë kandidatë për cmimin Grammy këtë vit dhe këtë javë ata janë në vend të dytë me këngën “The Monster”.

Rihanna është në garë për dy cmime Grammy: Albumi më i mirë bashkëkohor dhe Interptretimi më i mirë duet pop për këngën “Stay.” Eminem është në garë për Interpretimin më të mirë Rap për këngën “Berzerk.”

Miley Cyrus nuk është kandiduar për cmime Grammy dhe sic mund të merret me mend, admiruesit e saj janë të zhgënjyer. Megjithatë ata mund të ngushëllohen nga fakti që “Wrecking Ball” rikthehet në krye të klasifikimit.

Pra megjithëse nuk është në garë për ndonjë cmim Grammy, Miley Cyrus mund të krenohet për ecurinë e karrierës së saj së fundmi. Miley fillon një turne botëror në shkurt dhe këtë javë “Wrecking Ball” ringjitet në krye të listës së 100 këngëve më të mira.

A mund ta ruajë ajo këtë pozicion? Këtë do ta shohim javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG