Lidhje

Këngët më të preferuara në SHBA


please wait

No media source currently available

0:00 0:06:49 0:00
Direct link

Pesë këngët më të preferuara të kësaj jave qëndrojnë në të njëjtën renditje si javën e mëparshme – në fakt, shtatë këngët më të preferuara kanë tre javë pa ndryshuar renditjen. Është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë në 55 vjetët e ekzistencës së renditjes.

Idina Menzel qëndron në vendin e pestë me “Let It Go” nga kolona zanore e filmit të animuar Frozen.

Edhe kësaj jave, Idina Menzel zë vendin e pestë me “Let It Go.” Kolona zanore e filmit të animuar Frozen ka dhjetë javë në renditjen e revistës Billboard për Albumet Pop...duke u barazuar me kolonën zanore të një tjetër filmi të animuar, atë të Mbretit Luan.

Në vendin e katërt kemi përsëri Jason Derulo me “Talk Dirty,” një bashkëpunim me 2 Chainz. Pritet shumë nga kjo këngë dhe albumi i saj – hollësitë pas këngës.

Jason Derulo dhe 2 Chainz qëndrojnë në vendin e katërt me Talk Dirty. Albumi i Jasonit me të njëjtin emër doli në treg javën e kaluar, dhe shtëpia e tij diskografike, Warner Brothers, dëshiron që kënga të jetë një sukses i madh: Warner humbi shumë nga këngëtarët urbanë në vitin 2012, kur Rick Ross dhe kompania e tij Maybach Music kaluan në shtëpinë diskografike Atlantic Records.

Në vendin e tretë është Katy Perry me Juicy J, me “Dark Horse.”

Katy Perry dhe Juicy J kanë ngecur në vendin e tretë me “Dark Horse.”
Edhe John Legend nuk lëviz nga vendi i dytë me “All of Me.”

John Legend qëndron në vendin e dytë me “All of Me.”
Pharrell Williams kryeson renditjen për javën e tetë rradhazi me “Happy.” Pharrell shiti kohët e fundit kapelen e tij të famshme që veshi gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy.

Pharrell Williams me “Happy” kryeson renditjen për të tetën javë tashmë. Në janar, ai veshi një kapele mbresëlënëse gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy. Si rezultat, kapelja e stilistes Vivienne Westwood u bë e famshme gjithashtu. Muajin e kaluar, restoranti Arby e bleu kapelen për 44 mijë dollarë në një ankand në internet. Paratë iu dhanë organizatës bamirëse të Pharrell-it From One Hand to Another, e cila ndihmon fëmijët të mësojnë nëpërmjet teknologjisë dhe arteve.
XS
SM
MD
LG