Lidhje

Pesë këngët më të mira të javës


Do të njiheni tani me pesë këngët më të mira të javës sipas klasifikimit të Revistës Billboard. Nëse ju ka pëlqyer formacioni i javës së kaluar, do t’u pëlqejë edhe ky i kësaj jave, - për shkak se absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar.

please wait

No media source currently available

0:00 0:09:20 0:00
Direct link

Në vendin e pestë, Rihanna dhe Mikky Ekko qëndrojnë për të dytën javë me rradhë me këngën “Stay.” Edhe kur është jashtë vendit, Rihanna nuk mund t’u shpëtojë debateve online – detajet do t’i mësoni më vonë.

Rihanna dhe Mikky Ekko mbajnë vendin e pestë me “Stay.” Ndërsa Rihanna është në turne në Evropë deri në fund të korrikut, debatet këtu në vend ende e ndjekin atë pas. Më 26 maj, aktorja Amanda Bynes publikoi mesazhe përçmuese për Rihannan në Twitter – dhe menjëherë tha se mesazhet i kishte dërguar dikush tjetër.

Bruno Mars mban vendin e katërt me “When I Was Your Man.” A do të jetë Bruno një nga gjyqtarët në garën American Idol? Do të dëgjoni më shumë për këto thashetheme pas këngës.

Bruno Mars në vendin e katërt me “When I Was Your Man.” Organizatorët e garës American Idol thuhet se kërkojnë të rigjallërojnë këtë shfaqje vitin e ardhshëm – dhe gazetari i thashethemeve në internet Perez Hilton thotë se Bruno është mes të përzgjedhurve të tyre për gjyqtarë. Ai citon një burim të ketë thënë se Harry Connick, Jr. dhe ish fituesja e American Idol Kelly Clarkson janë gjithashtu pretendentë.

Në vendin e tretë këtë javë gjejmë Justin Timberlake - me “Mirrors.”

Justin Timberlake kaloi edhe një javë tjetë në vendin e tretë me “Mirrors.” Në korrik, Justin fillon një turne me Jay-Z për 14 shfaqje në Amerikën e Veriut. Në shtator ai do të ketë një prezantim në festivalin Rock In Rio në Brazil – që Justin thotë se do të paraqesë këngë të reja nga albumi i tij i dytë.

Pink dhe Nate Ruess (ROOSE) janë edhe këtë javë në vendin e dytë me këngën “Just Give Me A Reason.” Pink kohët e fundit arriti një rekord në Australi. Hollësitë i dëgjoni pas këngës.

Pink dhe Nate Ruess nga grupi fun mbajnë vendin e dytë me “Just Give Me A Reason.” Pink është shumë popullore në Australi. Ajo do të luajë në 46 koncerte gjatë turneut të saj të ardhshëm në Australi – përfshi arritjen e një rekordi, duke u shfaqur 18 herë në Stadiumin Rod Laver në Melburn. Turneu fillon më 25 qershor në Perth.

Për të tretën javë me rradhë Macklemore, Ryan Lewis, dhe Ray Dalton – janë në vendin e parë të klasifikimit me këngën “Can’t Hold Us.” Mund t’i shoqëroni duke kënduar edhe ju bashkë me ta.

Macklemore, producenti i tij Ryan Lewis, dhe vokalisti Ray Dalton mbajnë vendin e parë për të tretën javë me “Can’t Hold Us.” Kjo këngë u rradhit e treta në Britani, ku Macklemore dhe Ryan interpretuan të hënën më 27 maj në Londër.
XS
SM
MD
LG