Lidhje

Pesë këngët më të suksesshme të javës


Ju prezantojmë me 5 këngët që kryesojnë tregjet tani, 5 këngët më popullore që janë në krye të renditjes së revistës Billboard për 100 këngët më të preferuara të muzikës pop. Grupi i kësaj jave ofron diçka për të gjithë.



Në vendin e pestë, Macklemore, Ryan Lewis, dhe Ray Dalton i rikthehen kësaj renditjeje, ndërsa kënga e tyre kampion “Can’t Hold Us” ngjitet një vend më lartë.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2013, Macklemore dhe Ryan Lewis kanë qenë kampionët e renditjes së 100 këngëve më të preferuara të muzikës pop: kënga e tyre “Thrift Shop” është shkarkuar në internet 5.56 milion herë. Ndërsa kënga tjetër e tyre “Can’t Hold Us,” një bashkëpunim me Ray Dalton, kërcen një vend më lart, në atë të pestin.

Meqë bëhet fjalë për këngët më të preferuara, grupi Imagine Dragons renditen të pestët në listën për albumet më të shitura me 3.2 milion kopje të shitura këtë vit. Kënga “Radioactive” ulet një vend më poshtë, në të katërtin.

Imagine Dragons zmbrapsen nga pak në vendin e katërt me “Radioactive,” nga albumi i tyre Night Visions. Është albumi i pestë më i shitur për 2013-ën deri tani.
Miley Cyrus nuk ka njoftuar se kur do të hedhë në treg albumin e saj të ardhshëm, por kënga kryesore e albumit tregon që ai ka premisa për sukses. “We Can’t Stop” kalon në vendin e tretë, nga vendi i pestë në të cilin ishte më parë.

Miley Cyrus arrit vendin e tretë me “We Can’t Stop.” Ajo është kënga e saj që ka arritur më lart në këtë renditje të revistës Billboard, që nga viti 2009, kur “Party in the USA” arriti vendin e dytë.

Daft Punk dhe Pharrell Williams vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë me “Get Lucky.” Këta dy francezë misteriozë bënë të ditur kohët e fundit që imazhin i tyre do të shitet në formë figurinash. Të konstruktuar nën mbikqyrjen e tyre, modelet e vogla do të bëhen të pranishme në treg nga fundi i dhjetorit...dhe porositë tashmë kanë filluar.

Duke mbajtur vendin e parë për katër javë rradhazi, tani kemi Robin Thicke me këngën “Blurred Lines,” që përfshin T.I. dhe Pharell. Robin është mësuar me famën që në moshë të vogël: babai i tij është aktori dhe kompozitori kanadez Alan Thicke.
XS
SM
MD
LG